Dy vite nga lufta në Ukrainë, Ahmeti: Gjithmonë krah aleatëve tanë, të mos lejojmë ndikimin rus në vendin tonë!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka përkujtuar konfliktin Rusi-Ukrainë, pikërisht sot në dy vjetorin e agresionit rus në Ukrainë.

Ahmeti shkruan se kjo luftë lëkundi themelet e paqes, teksa shton se tashmë Rusia po tenton të shtrij ndikimin e saj konfliktuoz edhe në Ballkan.

Ahmeti shton se Maqedonia e Veriut duhet të qëndroj gjithmonë krah aleatëve, t’i thotë jo Rusisë dhe Po Europës.

Postimi i plotë:

Dy vite më parë, themelet e paqes në Ukrainë do të lëkundeshin nga krismat e pushkëve dhe artilerisë së rëndë ushtarake ruse.

Nga dita e parë qëndruam në përkrahje të lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe me këmbëngulje vazhdojmë të kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të agresionit rus. Ukraina po qëndron heroikisht dhe do t’ia dalë të fitojë këtë luftë me ndihmën e madhe të të gjithë neve, aleatëve të saj.

Rusia po tenton të shtrijë kthetrat e ndikimit edhe në vendin tonë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor duke penguar rrugën tonë të integrimit europian, duke nxitur urrejtje e ndasi ndëretnike përmes ekponentëve të brendshëm e të jashtëm.

Prandaj, le të qëndrojmë syhapur kundër këtij rreziku, të përforcojmë aleancat tona të miqësisë mes vete dhe me aleatët tanë të Europës e SHBA-ve për të mos lejuar dezorientimin dhe destabilizimin e vendit!

JO Rusisë, PO Europës!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share