Dy tërmete të fortë godasin Greqinë

Dy tërmete të fortë me magnitudë 5.7 kanë goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje.

Sipas të dhënave sizmiologjike, lëkundjet sizmike të kësaj magnitude ishin me epiqendër në Detin Jon në afërsi të Filiatra. Tërmeti u ndje edhe në Kretë, Patra dhe Athinë.

Lëkundjet sizmike nuk kanë shkaktuar të lënduar apo dëme materiale, dhe nuk ka rrezik as për cunami.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sizmiologu grek Akis Tselentis tha për një televizion të Athinës se tërmeti nuk përbën shqetësim.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share