Dy ishullorët e Love Island Albania marrin mesazhe! Hyrje të reja në vilë

Dy nga ishullorët e vilës së dashurisë kanë marrë mesazhe. Në episodin e radhës të Love Island Albania, Salioni ka marrë një mesazh ku thuhet:

“Salion bëhu gati për një takim romantik! Hyrje e re në vilë.”

Amadea e cila ishte përkohësisht çift me Salionin, nuk ka bërë asnjë reagim.

Por duket se nuk ka mbaruar me kaq, një mesazh ka ardhur edhe për Irisin:“Everaldo mezi po pret të dal me ty në një takim romantik, të lutem bëhu gati të dalësh nga vila.”

Kështu pra Everaldo është djali më i ri që i bashkohet vilës së dashurisë. Për më shumë ndiqni episodin e radhës në Tv Klan në orën 18:20./ Love Island Albania

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share