Duke çaluar futet në lokal, dalin pamjet e plagosjes së policit në Tiranë (Video)

Ky është momenti kur efektivët e repartit “Shqiponja” futen në lokalin në zonën e Kinostudios, menjëherë sapo u përballën me të shtënat me armë zjarri nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj. Pamjet i përkasin ngjarjes së ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Hysen Xhura” në Tiranë, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Edlir Alleshi.

Siç shihet në videon e siguruar nga gazetari Besar Bajraktaraj, fillimisht në lokal futet me shpejtësi kolegu i Alleshit. Ky i fundit, pasi u godit me dy plumba, shihet që humbet ekuilibrin për pak çaste, më pas, duke çaluar futet po ashtu me shpejtësi në lokal.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi teksa efektivi Edlir Alleshi së bashku me 3 kolegë të tij po patrullonin në zonë dhe dalluan Bozhanajn i cili nisi të bënte lëvizje të dyshimta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kur policët i bënë shenjë që të ndalonte, ai u largua me vrap dhe në hyrje të pallatit, qëlloi Alleshi. Ky i fundit, i tronditur nga të shtënat gjeti strehë tek lokali në fjalë, ndërsa Bozhanaj arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar 24 orë pas ngjarjes.

Efektivi u dërgua në spital nga kolegët e tij dhe pronari i lokalit në fjalë./tvklan.al

VIDEO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share