Rreth Kombëtares duket se energjia është pozitive që duhet shrytëzuar që nga ndeshja me Poloninë, e cila vlen për kualifikueset e Euro 2024. Këtë thotë edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një intervistë për Tv Klan.
“Të gjithë janë entuziastë dhe skuadra t’i gëzojë në këto kualifikuese. Këtë energji duhet ta shfrytëzojmë. Pas humbjes të thellë dominuese nga Çekia atje, pse mos ta shfrytëzojmë këtë situatë”.
Armand Duka uron që Shqipëria të mos dalë pa pikë në këtë sfidë dhe pse jo edhe të fitojë.
“Por siç thuhet ndeshja e radhës, uroj që ta kemi një rezultat pozitiv dhe uroj që ta fitojmë ndoshta, nuk është e pamundur. Shumë mbarë është ta fillosh me 3 pikë, mbarë me 1 pikë dhe jo mirë me 0 pikë”.
Presidenti i FSHF-së kërkon kujdes nga çdo ekip në grup.
“Ne kemi 4 kundërshtarë në grup që janë të nivelit që mund të na bëjnë dëm. Duket ta harrojmë që kemi vetëm Poloninë dhe Çekinë, por edhe Moldavinë dhe Ishujt Faroe”.
Në finalet e Euro 2024 shkojnë dy ekipet e renditura më lart në çdo grup.
Tv Klan