“Katar 2022”: Franca për të mbrojtur titullin, Maroku për të shkruar historinë

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Marokut sonte do të përballen për të siguruar kualifikim në finale e edicionit të 22-të Kampionati Botërorë I futbollit “Katari 202

Franca, ka synim për të fituar titullin e tretë Kampion bote dhe të dytën me radhë, pas asaj që e fitoi në Rusi në vitin 2018.

Për Marokun, kjo është gjysmëfinalja e parë dhe të dielën mund të jetë finalja e parë në histori të kombëtares.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja e fundit e zhvilluar mes Francës dhe Marokut daton në muajin nëntor të vitit 2007, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Mbetet të shihet se cila prej kombëtareve sonte merr biletën për t’u përballur në finale me Argjentinën e Leo Messit.

Ndeshja Francë – Marok, luhet me fillim nga ora 20:00.

Maroko në “Katar 2022 Franca në “Katar 2022”

Maroko – Kroacia 0-0 Franca – Australia 4-1

Maroko – Kanada 2-1 Franca – Danimarka 2-1

Maroko – Belgjika 2-0 Franca – Tunisi 0-1

1/8 e finales

Maroko – Spanja 0-0 (3-0 penalti) Franca – Polonia 3-1

¼ e finale

Maroko – Portugalia 1-0 Franca – Anglia 2-1

MAROKO – FRANCA sonte në ora 20:00

Referi: César Arturo Ramos nga Meksika

Stadiumi: “Al Bayt Stadium” në Al Khor

Ja formacionet e mundshme:

FRANCA (4-2-3-1): Lloris, Koundé, Varane, Upamecano, Theo Hernandez, Tchouameni, Rabiot, Dembelé, Griezmann, Mbappé, Giroud.

Trajneri : Didier Deschamps

MAROKU (4-3-3): Bounou; Hakimi, El Yamiq, Saiss, Mazraoui; Ounahi, S. Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal.

Trajneri: Valid Regragi

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share