Drejtoria e Doganave në RMV konfiskon monedha të vjetra me vlerë mbi dy milion denarë

Drejtoria e Doganave informon se më 22.07.2023, rreth orës 17:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në dalje nga shteti, doganierët për kontroll kanë përzgjedhur bagazhin e një pasagjeri shtetas i Maqedonisë i cili ka qenë duke udhëtuar për në SHBA.

Në bagazhin e pasagjerit janë vërejtur objekte të dyshimta dhe gjatë ekzaminimit të detajuar, në sendet personale të pasagjerit janë gjetur monedha të vjetra me origjinë dhe vjetërsi të ndryshme, me vlerë numizmatike prej 2.359.000 denarë (38.354 euro).

Monedhat janë mbajtur përkohësisht, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë për kundërvajtje në prokurorinë publike kompetente.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share