Drejtori Vullnet Selimi nënshkruan 21 vendime pune në Shtëpinë e Shëndetit Shkup

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup ka njoftuar sa ka dhënë 21 vendime pune në insititucionin që drejton.

Që nga marrja e detyrës së drejtorit organizativ në këtë institucion, pa shumë bujë jemi përpjekur të zgjidhim shumë probleme dhe çështje organizative që prekin poliklinikat në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit, por mungesa e resurseve njerëzore ishte një nga problemet më urgjente për të cilën na nevojitej një zgjidhje sa më e shpejtë.
Sot ne nënshkruam 21 vendime pune edhe atë për:

Mjekë, infermierë dhe personel teknik.

Natyrisht, këto vende pune nuk i plotësojnë të gjitha nevojat e poliklinikave tona, por ne zotohemi që në periudhën në vijim përveç që do të vazhdojmë të përmirësojmë shërbimet shëndetësore, imperativ i joni do të jetë edhe punësim i kuadrit shtesë, sepse jemi të vetëdijshëm se resurset e mjaftueshme njerëzore janë një parakusht bazë për sigurimin e shërbimeve mjekësore me cilësi”, ka theksuar Selimi.

Selimi në krye të Shtëpisë së Shëndetit publik në Shkup u emërua pas hyrjes së ASH-së në Qeveri, ndërsa konsiderohet si një ndër drejtorët më të sukseshëm të Aleancës për shqiptarët në ekzekutiv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share