Dorival Junior, trajner i Brazilit

Emërimi vjen disa muaj para Copa America

Dorival Junior është trajneri i ri i përfaqësueses së Brazilit. Ish-tekniku i Flamengo që triumfoi në Kupën Libertadores në 2022 dhe kohët e fundit i Sao Paolo do të marrë rolin e ri.

61-vjeçari zëvendëson Fernando Diniz, i cili u komandua 6 muaj më parë dhe u shkarkua pas rezultateve zhgënjyese 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Brazili ishte në pritje të Carlo Ancelotti që vendosi të qëndrojë te Real Madrid, duke rinovuar deri në 30 qershor të 2026.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dorival Junior ka një përvojë mbi 20-vjeçare si trajner me skuadra të shumta në Brazil. Detyra e tij është përgatitja e Selecao për Copa America që do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Brazili është në grup me Kolumbinë, Paraguajin dhe fituesin e përballjes Kosta Rika – Honduras.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share