Dorëzohet raporti progresit për Kosovën

Është publikuar edhe raporti i progresit për Kosovën ku përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Aty, po ashtu, theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.

Kosova vlerësohet për përshtatjen me qëndrimet e BE-së ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë. Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në raport përmendet pajtimi për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve të energjisë dhe për udhëtimin vetëm me letërnjoftime ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë por nga të dyja vendet kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Raportin e progresi shefi i zyrës së BE-së në Kosovë ia ka dorëzuar presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Komisioni ka propozuar që të bëjë liberalizim e vizave për Kosovën dhe ata kanë dhënë vlerësim që Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim. Kosova ka bërë progres edhe në funksionim të ligjit. Në luftën kundër korrupsionit Kosova duhet të ketë rezultate konkrete”, deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Kritika në këtë raport ka pasur për legjislativin.Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, përkundër faktit se Qeveria bazohet në një shumicë të fortë”, thuhet në raport .

Situata në veriun e Kosovës, ndërkaq, vlerësohet si “sfiduese”, në veçanti sa i përket “korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes”.

Raporti vlerëson si “të ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të panevojshme”funksionimin e gjyqësorit.

Pergatiti: Blerta Dalloshi Berisha, TvKlan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share