Donald Trump zyrtarisht nën arrest

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është zyrtarisht i arrestuar pasi ka mbërritur në zyrën e prokurorit të Manhattanit. Trumpit i janë marrë shenjat e gishtave për çështjen penale për të cilën akuzohet. Por, Donald Trump nuk do të vihet nën pranga dhe do të gjykohet në gjendje të lirë.

Ai do të dalë në sallën e gjyqit, ku dhe do të njihet zyrtarisht me akuzat ndaj tij. Por gjykatësi nuk ka lejuar që në sallën e gjyqit të jenë të pranishme mediat dhe raportohet se nuk do të ketë asnjë fotografim të tij.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Para gjykatësit, Trump pritet të deklarohet i pafajshëm. Dalja para gjykatës do të jetë procedurë formale dhe e shpejtë. Më pas, pritet që ish-Presidenti të largohet në rezidencën e tij në Mar a Lago.

Donald Trump do të mbahet vazhdimisht nën mbrojtjen e policisë.

Ish-Presidenti akuzohet për mosdeklarimin e pagesës prej 130 mijë Dollarësh të bërë në vitin 2016 për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, në këmbim të aferës seksuale që Trump dyshohet se ka pasur me të në 2006-n. /tvklan.al

NEW YORK, NEW YORK – APRIL 04: Former U.S. President Donald Trump waves as he arrives at the Manhattan Criminal Court on April 04, 2023 in New York, New York. Trump will be arraigned during his first court appearance today following an indictment by a grand jury that heard evidence about money paid to adult film star Stormy Daniels before the 2016 presidential election. With the indictment, Trump becomes the first former U.S. president in history to be charged with a criminal offense. (Photo by Kena Betancur/Getty Images)

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share