Rusët po fortifikojnë vijën ndarëse të zonave të pushtuara / Frikë nga kundërofensiva ukrainase

Kjo fotografi satelitore tregon se rusët kanë nisur fortifikimin e vijës ndarëse në zonat që kanë pushtuar më shumë se një vit luftë në Ukrainë. Fotografia është bërë përgjatë brigjeve veri-perëndimore të Krimesë. Sipas mediave perëndimore, rusët po fortifikojnë gjithë vijën ndarëse mes territoreve të pushtuara prej tyre dhe ato që janë nën kontrollin ukrainas.

Ngritja e fortifikimeve tregon ndër të tjera se rusët i druhen nisjes së kundërofensivës së paralajmëruar ukrainase. Ushtria e Kievit është pajisur me armë të rënda, tanke dhe pritet të marrë së shpejti edhe avionë luftarakë amerikanë F-16, çka pritet tu japë atyre epërsi në fushën e betejës.

Rusët shpallën në fundjavë marrjen e Bahmutit. Qyteti ka një rëndësi të pakët strategjike, megjithatë ka parë një prej betejave më të gjata mes dy palëve. Bahmuti pretendohet të jetë marrë nga njësia famëkeqe Vagner, por ukrainasit thonë se kanë ende nën kontroll këtë qytet.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share