Donacion i Alkaloidit/ “Omeprazol” të lëngshëm për pacientët me probleme të gëlltitjes së tabletave!

Kompania “Alkaloid” ka dhuruar sasi të prodhimeve të veta, të formulimit inovativ “Omeprazol” të lëngshëm, për Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve dhe sëmundjeve respiratore në Kozle.

Vlera e donacionit është mbi 12 milion denarë.

Sipas vlerësimeve, me këtë donacion, me terapi adekuate do të mbulohen rreth 200 fëmijë ne kohëzgjatje brenda një viti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Duke u nisur nga prioriteti ynë kryesor që janë njerëzit dhe shëndeti mbi të gjitha, e që është baza e misionit të kompanisë për një jetë më të shëndetshme për çdo individ, “Alkaloid” prej dekadash ka ndihmuar aty ku është më e nevojëshme. Kujdesi për komunitetin mbetet më I rrëndësishëm veçanërisht për më të rinjtë mbetet segmenti ynë prioritar në portofolin e përgjegjësisë sociale të kompanisë”, tha Zhivko Mukaetov.

Valentina Cvejoska Çolakovska, drejtoreshë mjekësore e Klinikës për Fëmijë, falënderoi menaxhmentin e Alkaloid për bashkëpunimin afatgjatë me mjekët pediatër, përkushtimin dhe përcjelljen e trendeve botërore, pët hapin që pacientët të trajtohen me terapi moderne.

“Me këtë ne mjekët hapim mundësinë që pacientët të trajtohen me terapinë më moderne, sipas udhëzimeve globale për një numër të madh sëmundjesh. Dhe këtë herë përsëri me një ilaç në formë të përshtatur për moshën e fëmijëve., me siguri se ky bashkëpunim do të thellohet dhe përmirësohet për kënaqësinë e të gjithëve, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve”, tha Valentina Cvejoska Çolakovska.

“Omeprazoli” i lëngshëm u dedikohet fëmijëve të vegjël por edhe pacientëve të rritur, të cilët kanë probleme me gëlltitjen e tabletave.

“Omeprazoli” ka shije të këndshme me aromë limoni dhe mentoli dhe nuk përmban sheqer./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share