Dokumentet e reja: E shtuna me më pak rrëmuja e tollovi!

LETËRNJOFTIMET E VJETRA ME AFAT DO TË VLEJNË PËR PËRDORIM TË BRENDSHËM

Pamjet që po i shihni e që janë shpërndarë nga qytetarët tregon tollovitë dhe rrëmujën nëpër qendrat për nxjerrjen e dokumenteve të reja.

Për këtë shkak, autoritetet e vendit, tashmë disa herë kanë punuar edhe gjatë fundjavës që t`u dilet në ndihmë qytetarëve.

Klan Maqedoni, këtë të shtunë vizitoi pikat ku merren dokumentet e reja personale. Në objektin e RTVM-së nuk kishte rrëmujë njerëzish.

“Ditën e shtunë në krahasim me ditët e javës nuk ka shumë grumbull njerëzish. Objekti duket i zbrazët edhe pse afrohet limiti kohor për ndërrimin e pasaportave në të cilat nuk shënon Maqedoni e Veriut në to” 

Në objektin e stacionit policor Beko, thuajse nuk kishte aspak njerëz. Ndoshta për shkak të mungesës së dokumenteve të nevojshme për plotësimin e kërkesave të qytetarëve.

“Edhe në stacionet e tjera policore nuk ka grumbull të madh njerëzish. Kjo për shkak se ka mungesë të dokumentave për të gjithë qytetarët”.

Afati prej pesë viteve për ndërrimin e dokumenteve peersonale të qytetarëve me emrin e ri kushtetues skadon më 12 shkurt, konform Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

Letërnjoftimet dhe lejet e vozitjes që kanë afat, edhe pse me emrin e vjetër të shtetit, do të vazhdojnë të vlejnë. Dënime nuk do të ketë. Për momentin vetëm kjo është definitive.

Nuk dihet se si do të zhvillohet situata me pasaportat dhe nëse do të gjendet mënyra për vazhdimin e afatit.

Paraprakisht, Presidenti Pendarovski kishte deklaruar se do ta njoftojë Greqinë se vendi nuk ka qëllim t`u shmanget obligimeve të Marrëveshjes së Prespës dhe se duhet të vazhdohet afati.

Kryeministri Kovaçevski pranoi që këtë çështje ta shtrojë në seancë të qeverisë.

Dokumentet e vjetra që kanë afate, do të jenë valide nëpër sportele, nëpër banka por edhe gjatë votimit në zgjedhje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share