Politikani kontraverz dhe nacionalist serb Miroslav Dodik gjatë qëndrimit të tij në Shkup me rastin e shënimit të 27 janarit ditës së Shën Savës të organizuar nga zv kryeministri Ivan Stoilkovic, sërish ka dal me deklarata skandaloze dhe shoviniste, duke mohuar gjenocidin serb në Bosnjë.
Miroslav Dodik
“Persona të caktuar si ish presidenti amerikan Xho Bajden, gënjejn se populli serb ka kryer gjenocid mbi popullin musliman në Bosnjë.”
Për këtë ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim. Integristët thonë se mbrëmë çdo qytetar me dinjitet në këtë vend u ndje i fyer, i poshtëruar dhe i tradhtuar. Më tej integristët pyesin se çfarë mesazhi po dërgon kjo qeveri tek qytetarët shqiptarë, tek familjet e viktimave të gjenocideve, dhe deri tek ata që ende besojnë në drejtësi dhe dinjitet?
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Një akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike politike, në ndërtesën që supozohet të simbolizojë Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike, u pranua dhe u nderua Miroslav Dodik – krahu i zgjatur i Vladimir Putinit, njeriu që punon për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe njeriu që lavdëron masakrën çnjerëzore të Srebrenicës. Si është e mundur që njeriu i izoluar nga bota demokratike, që mbjell përçarje dhe urrejtje, të mirëpritet në mënyrë zyrtare nga një qeveri që pretendon se përfaqëson vlerat euroatlantike dhe paqen ndëretnike? Prania e Dodikut aty është një shuplakë për viktimat e Srebrenicës, për shqiptarët dhe për çdo qytetar që beson në lirinë dhe barazinë.”
Për rastin Dodik, përveç BDI-së, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Boshnjakëve duke thënë se zëvendëskryeministri Stoiljkoviq shfrytëzon zyrat e Qeverisë për të takuar persona që janë në listën e zezë të SHBA-ve për shkak të politikave të tij gjenocidale dhe korrupsionit.
Lidhja Demokratike e Boshnjakëve
“Kjo është një goditje e madhe për reputacionin e vendit tonë në komunitetin ndërkombëtar, gjë që shtron pyetjen nëse kjo Qeveri në përgjithësi i ruan vlerat evropiane në kuadrin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe vlerave civilizuese të përcaktuara me akte ndërkombëtare, mbi bazën e të cilave janë dënuar persona të caktuar dhe me glorifikimin dhe gjuhën e urrejtjes së të cilëve Dodiq ka bërë dhe vazhdon ende karrierën e tij politike!”
Ndryshe, Miroslav Dodik ka qenë president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) që nga formimi i saj në 1996 dhe ka mbajtur disa zyra politike brenda Republika Srpska, entiteti me shumicë serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai shërbeu si kryeministër i Republikës Srpska nga viti 1998 në 2001 dhe përsëri nga 2006 në 2010. /tvklan.mk