Do të zbulojë narkotikë, armë dhe para/ Drejtorisë së Doganave i shtohet edhe një qen gjurmues

Një delegacion i Drejtorisë së Doganës i kryesuar nga drejtori Stefan Bogoev dhe zëvendësdrejtori Muarem Asani morën pjesë në pjesën e fundit të stërvitjes të një qeni për dogana i dhuruar dhe stërvitur nga ana e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Me këtë, Drejtoria e Doganës ka në dispozicion pesë qenë gjurmues të cilët nëpunësve të doganës ua lehtësojnë punën e përditshme dhe marrin pjesë në shumë aksione të sukseshme zbulimi.

Qeni i llojit labrador (dhelpra e kuqe), siç informojnë nga Dogana, me sukses e përfundoi trajnimin e specializuar për zbulimin e parave, drogës dhe armëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Drejtori i Drejtorisë së Doganës ka marrë pjesë edhe në ushtrimin praktik në aeroportin Shën Apostoll Pali në Ohër, ku ishte demonstruar zbulimi i tregtisë së palejuar nga ana e ekipeve mobile me ndihmën e qenve të doganës në kushte reale.

Bogoev ka shprehur mirënjohje për Shoqatën Gjermane për Bashkëpunin Ndërkombëtar për mbështetjen e deritanishme dhe ka theksuar se Drejtoria e Doganës është e gatshme për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në këtë sferë sepse falë aftësive të jashtëzakonshme të qenve gjurmues krahas asaj që u lehtësohet puna doganierëve, dukshëm përmirësohen edhe rezultatet gjatë parandalimit të kontrabandës dhe tregtisë së palejuar.

“Çrrënjosja e krimit të organizuar dhe ekonomia gri është një nga prioritetet kyçe të Drejtorisë së Doganës. Në këtë luftë qentë e doganës janë me rëndësi të veçantë dhe me sukses shfrytëzohen gjatë parandalimit të transportit të paligjshëm të narkotikëve, armëve dhe parave”, bëhet e ditur në kumtesën e Drejtorisë së Doganës.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share