Djokoviç: Nuk tërhiqem për Kosovën!

Numri 3 i botës tha se ai vazhdon t’i qëndrojë deklaratave që shkaktuan polemika

Tenisti serb Novak Djokoviç nuk lëkundet nga qëndrimet e tij për Kosovën.Gjatë konferencës për shtyp pasi mundi në turneun e “French Open” hungarezin Marton Fuksoviç, ai tha se do ta thoshte përsëri se Kosova është zemra e Serbisë.

Numri tre i botës ndezi polemika në fillim të kësaj jave kur shkroi në një objektiv kamerash, deklaratën provokuese. Qeveria franceze e paralajmëroi të ishte më i përmbajtur, pasi të tilla fjalë krijonin tension, ndërkohë që reagime të forta pati edhe nga Kosova.

Këtë herë, nuk kishte asnjë mesazh në objektivin e kamerës nga 22 herë fituesi i Grand Slameve.

“Nuk e kam problem ta them këtë! Unë mund ta them përsëri, por nuk kam nevojë, sepse ju i keni citimet e mia nëse doni të merreni me këtë. Sigurisht, jam i vetëdijshëm që shumë njerëz nuk do të ishin dakord, por është ashtu siç është. Është diçka që unë e mbështes. Një Grand Slam pa drama nuk mendoj se mund të ndodhë për mua. Mendoj se kjo më nxit edhe mua gjithashtu.”

Djokoviç humbi “Australian Open” vitin e shkuar, pasi u deportua nga vendi sepse nuk pranonte të vaksinohej kundër Covid-19.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share