I pyetur për rastin e komandantit të burgut të idrizovës, ë cilit iu dogj vetura para banesës, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga deklaroi se do të marrë masat e nevojshme që rasti të zgjedhet, përcjell KlanM. Ai shtoi se për nesër ka ftuar në takim Afrim Rexhepin bashkë me drejtuesit e institucioneve kompetente për tu informuar më detajisht për rastin.
“Kam komunikuar direkt me Afrimin. Është person që e njoh, jam takuar edhe kur kam ardhur në krye të ministrisë. Gjatë ditës së nesërme do ta thirr Afrimin dhe Drejtorin për Zbatimin e Sanksioneve por edhe pjesëtarë nga MPB që ky rast të zbardhet dhe fajtori të marrë dënimin e merituar sepse ka ndodhur në një lagje shumë të frekuentuar ku mund të ketë edhe xhirime edhe pamje nga kamerat e sigurise por edhe të shtëpive përreth dhe besoj se mund të zgjidhet shumë shpejt. Por derisa nuk kam informacione zyrtare nuk mund shprehem sepse nuk dua të abuzoj”, deklaroi Lloga.
Ai tha se për rastin duhet të deklarohet në fillim Ministri i Brendshëm, Spasovski./KlanMacedonia
https://youtu.be/TzJpHl538To