Djali i zëdhënësit të Kremlinit, me njësinë Wagner

Por zyrtarët rusë i kanë mohuar gjithmonë lidhjet me mercenarët

Pavarësisht se Moska mohon çdo lidhje me grupin famëkeq Vagner që lufton në Ukrainë, rezulton se pjesë e kësaj njësie të akuzuar për krime lufte është edhe djali i zëdhënësit të presidentit rus.

Pas një trajnimi intensiv ai kishte shërbyer për 6 muaj në zonat e luftimeve në lindje të Ukrainës, ku ka marrë edhe medalje nderi. Këtë e konfirmon edhe ky filmim, ku 33-vjeçari shfaqet i veshur me uniformën e grupit Vagner, në krah të liderëve rajonalë pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Konfirmimin si luftëtar në grupin Vagner e bëri në një tjetër intervistë po për Komsomolskaja Pravdën edhe vetë zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov.

Pjesëmarrja e bijëve të zyrtarëve të lartë rusë në luftimet në Ukrainë është diçka e rrallë. Shumë prej tyre kanë ikur jashtë vendit për t’i shpëtuar rekrutimit të pjesshëm të shpallur nga Vladimir Putin. Nikolai Peskov ka qenë për disa vite, korrespondent i mediave pro-Kremlinit në Londër.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share