Djali dhe gruaja e deputetit punësohen në MPB

RAMÇILLOVIQ: JANË PUNËSUAR ME MERITË, NUK KAM NDIKUAR ASPAK

Deputeti Zeqir Ramçiloviq në rrjetet sociale ka njoftuar se djali i tij është një nga 590 policët e pranuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për këtë ka reaguar VMRO-DPMNE e cila thotë që ai përveç djalit ka punësuar edhe gruan e tij në pozitë të lartë në MPB, përcjellë Klan M.

“Punësimi i gruas dhe djalit të Ramçilloviqit në Ministrinë e Punëve të Brendshme tregon se institucionet përdoren për t’i strehuar të dëgjueshmit. Këtë rast duhet ta hetojë Antikorrupcioni.Pasi Ramçilloviqi u bë deputet i LSDM-së, bashkëshorten e tij e punësoi në pozitë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa tani edhe djalin e tij si polic” – thonë nga VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pyetëm deputetin Ramçilloviq për këto akuza ndërsa ai kategorikisht mohoi se ka ndikuar në punësimin e gruas dhe djalit në MPB.

“VMRO-DPMNE kërkon probleme aty ku nuk ekzistojnë. E vërtetë është se djali im është pranuar si polic edhe atë prej 600 por unë aspak nuk kam ndikuar në punësimin e tij. Të gjitha procedurat janë sipas ligjit. Ka kaluar koha kur ka pasur punësime të tilla si në kohën e VMRO-DPMNE-së. Sa I përket djalit tim unë personalisht isha kundër, pasi që kisha dëshirë që t’i vazhdojë studimet dhe jo t’i ndjek ato si i çrregullt” – deklaroi Zekir Ramçilloviq, deputet.

Ramçiloviq është një deputet i pavarur i cili vjen nga radhët e komuniteteve më të vogla etnike dhe njihet si një nga tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së që votuan për ndryshime kushtetuese. Pas votimit, Komiteti i Jashtëzakonshëm Ekzekutiv i partisë ka marrë vendim që deputetët e VMRO-DPMNE-së që kanë përkrahur ndryshimet kushtetuese të përjashtohen menjëherë nga partia, ndër ta ishte edhe Ramçiloviq. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share