Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur, kërkohet ndëshkimi i Serbisë

OSMANI: KOSOVËS TË MOS I BËHET TRYSNI NË DIALOG, DERISA VUÇIQI FLE MBI VARREZA MASIVE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit francez se shteti tij do të shqyrtoj mundësinë për pezullimin e mundshëm të vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024.

Ajo ka thënë se një veprim i tillë do ta vriste dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet” – tha Vjosa Osmani.

Tha se më 1 shtator do të jetë gati udhëzimi për mbajtjen e zgjedhjeve të hershme në katër komunat veriore.

Këto komente ajo I ka bërë pas homazheve që ka bërë në ditën e të zhdukurve.

I ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që t’i bëjë presion Serbisë që t’i hapë arkivat. Sipas saj Serbia po vazhdon të bëjë shkelje flagrante të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe në Ohër .

”Shpresojmë shumë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë një proces nëpërmjet të cilit Kosovës do t’i bëhet trysni, popullit të Kosovës do t’i bëhen padrejtësi, ndërkaq fytyra e Vuçiqit, një njeri i cili ende fle mbi varreza masive, do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht” – tha Osmani.

Më shumë se dy dekada pas luftës në Kosovë ende janë  mbi 1 mijë e 600 persona konsiderohen ende të pagjetur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share