Dita e Shëndetit: Sëmundjet kronike të Shëndetësisë në RMV!

MEXHITI: UNË VETËM NJË MUAJ JAM MINISTËR, JU DËSHIROJ SHËNDET TË GJITHËVE

“Ju dëshiroj shëndet”

Shëndet për të gjithë uroi ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Por klinikat janë stërmbushura me pacientë, e korridoret e ambulanaceve përplot e termine për kontrolle qytetarët presin me muaj. Në disa qytete mungojnë mjekët e kjo vështirëson edhe më shumë mjekimin e qytetarëve, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Po do të ketë punësime, ato nuk mund të bëhen nesër, por ne do të mundohemi që në afat sa më të shkurtë që kjo të realizohet” – tha Fatmir Mexhiti.

“Nuk kemi operacione cezariane në Koçan, ashtu siç kemi pasur para 10 viteve. Ky është prioriteti ynë” tha – Goran Dimitrov

E ajo që shqetëson qytetarët janë vdekjet e papritura të të afërmëve. Së fundmi rasti me voglushen 6 vjeçaretronditi të gjithë vendin. Për të ende pritet obduksioni.

“Në çdo spital prej Tokio deri në Majami raste vdekje. Ne këtë duhet ta marrim si pjesë e jetës edhe pse gjithsesi kjo duhet të hulumtohet” – tha kreu i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, Goran Dimitrov.

“Isha të takoj familjen por nuk dhash asnjë deklaratë per media. Së shpejti do të shkoj edhe në spitalin e Manastirit dhe kemi plan për këtë” – tha Fatmir Mexhiti.

“T`i bëjmë pagat tona si të funksionarëve”. Përmes Facebookut Dr.Niko Beqaroski propozon që kompetentët ta marrin modelin amerikan për pagat në shëndetësi, percjell KlanM.

Sipas këtij modeli, sic ka sqaruar mjeku Beqaroski, pagat-bruto të kongresistëve dhe senatorëve amerikan janë 174.000 dollarë për një vit, kurse paga mesatare bruto e specialistëve të mjekësisë në SHBA është 234.000 dollarë për një vit.

Një reagim I këtillë erdhi në Ditën Botërore të Shëndetit dhe kur në vendin tonë vijon debati dhe polemikat për rritjen e pagave të funksionarëve.

Ndryshe sipas të dhënave, çdo vit prej 200 deri 240 punonjës të shëndetësisë largohen nga vendi ynë. Mungesë më të madhe të mjekëve, sic percjell KlanM, ka në Manastir dhe Strugë. Shkaku i largimit të tyre janë pagat e ulëta, ndërsa Ministri Mexhiti deklaroi se është në bisedim e sipër për rritjen e pagave të tyre. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share