Gentiana Sula kujtoi ditën e parë të punës në Autoritetin e Dosjeve.
Në një intervistë për “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakaj, Gentiana tregoi përjetimet e saj nga dita e parë e punës në këtë institucion.
Pjesë nga intervista
Pranvera Borakaj: Si ishte dita e parë e punës në krye të Autoriteteit të Dosjeve?
Gentiana Sula: Dita e parë ka qenë një takim i anëtarëve të komunitetit në një restorant. Pasi folëm mbajtëm shënime çfarë do bënim, mbaj mend që në tavolinën ngjitur po na dëgjonin..pastaj ishte momenti që Zëri Amerikës kërkon një intervistë, ne nuk kishim zyra ku ti prisnim dhe unë thashë a mund ta bëjmë te arkiva qendrore.