Dimitrievski: Nuk i sulmojmë subjektet politike, zhvillojmë fushatë pozitive

Si parti nuk shpallim moratoriume, sepse nuk kemi qëllim dhe nuk sulmojmë subjekte politike, udhëheqim fushatë pozitive, tha sot lideri i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë dhe kandidat presidencial, Maksim Dimitrievski duke komentuar deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së në të cilën shpalli morateriume në kuadër të fushatës zgjedhore.

Dimitrievski në deklaratën pas takimit me qytetarët në Shkup, në lidhje me thirrjen e kryetarit të VMRO-DPMNE-së për sigurimin e bashkimit kombëtar maqedonas, theksoi se pas mbarimit të zgjedhjeve, para fillimit të negociatave, lëvizja planifikon të lëshojë një deklaratë që përcakton atë që ajo i quan “vijat e kuqe maqedonase”.

Ai e përjashtoi mundësinë për çfarëdo lloj bashkëpunimi pas zgjedhjeve me kryesinë aktuale të LSDM-së dhe theksoi se veprimet e kaluara të pushtetit dhe opozitës vërtetuan se ka pasur bashkëpunim mes tyre edhe përkundër qëndrimeve të ndryshme të shprehura në opinion.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe pse janë të hapur për bashkëpunim, megjithatë, theksoi se ZNAM do të veprojë si subjekt politik i pavarur.

Ai nënvizoi se bashkimi kombëtar maqedonas është një nga prioritetet e lëvizjes ZNAM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share