I pyetur në Klan Debat nga gazetarja Xhumadije Ibraimi për ecurinë e tij politike, duke qenë pjesë e më shumë subjekteve dhe largimit prej tyre, Arjanit Hoxha ka thënë se ky fakt nuk është relevant. Hoxha theksoi se është natyre rebeli që nuk i duron padrejtësitë kur u pyet për zgjidhjet e mundshme të gabuara të tij.
“Unë jam natyrë rebeli, i cili nuk mund të durojë padrejtësi apo ndërtimin e klaneve brenda strukturave të caktuara. Edhe në 2015-ën, kur jam rikthyer në politikë në formësimin e atëhershëm të Lëvizjes Besa nga forma dhe mënyra se si ka qenë, ideja ime ka qenë për të vazhduar në srtukturë apo gejneratë të re të politikanëve. Dhe atëherë ju e dini, unë e kam udhëhequr shtabin nën hije të Lëvizjes Besa dhe nuk jam paraqitur askund në publik. Atëherë përvoja ime në angazhimin politik ka qenë e dobishme, ndërsa sot nga po të njejtit aktorë shihet si jo e dobishme”, tha mes tjerash Hoxha./KlanMacedonia