Digjet fusha e Haraçinës (VIDEO)

Zjarr i madh ka përfshirë fushën pranë fshatit Haraçinë, përcjell KlanM.

Informacionet e para janë se dikush ka djegur kashtën e ngelur nga gruri i korrur, por nga era zjarri ka dalur nga kontrolli dhe është shpërndarë në një pjesë të madhe të fushës.

Po bëhen përpjekje për ta shuar dhe për ta vënë nën kontroll zjarrin.

Për momentin nuk ka rrezik për fshatin dhe banorët e Haraçinës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share