Shtatë persona arrestohen nga policia
Futbolli turk njolloset nga dhuna! Shtatë persona u arrestuan si pasojë e përleshjeve në një ndeshje futbolli në Turqi në sulme ndaj ekipit të qytetit me shumicë popullsie kurde të Dijar-barkirit.
Një nga partitë pro-kurde u bëri thirrje zyrtarëve që të jepnin dorëheqjen për “racizmin e dukshëm” të treguar në lojë.
Zyra e guvernatorit në provincën e Bursas informoi se 3 zyrtarë publikë u hoqën nga detyra. Ndërkohë që hetimet kanë nisur në lidhje me dhunën që ndodhi në sfidën e 5 Marsit Bursapor –Amedspor.
Përplasje pati në dhomat e zhveshjes dhe gjatë hapjes së banerave në fillim të sfidës.
Sipas Partisë Prokurde të Popullit, ndaj ekipit të Amedsporit pati racizëm dhe u hodhën fishekzjarre në hotelin ku ata po qëndronin përpara sfidës. Ndërkohë që tensioni vazhdoi edhe ditën e ndeshjes.
Në banerat e hapur nga tifozët, kishte parrulla raciste si edhe aludohej për vrasjen e figurave publike kurde në vitet 1980 dhe 1990.
Partia Pro Kurde e Popullit kërkoi që të dorëhiqeshin zyrtarët që lejuan incidentin.
Klan News