Festë në Toronto për Insigne

Futbollisti italian u prit nga qindra tifozë të Toronto Fc, ndërsa nis një aventurë të re në MLS

Ylli i futbollit italian Lorenzo Insigne u prit nga qindra fansa të Torontos, ndërsa klubi kanadez kishte organizuar një festë për të. Skuadra që luan në Major League Soccer e mori anësorin e Italisë si futbollist të lirë, ndërsa ai pritet që ta bëjë debutimin e tij në kampionat pas 9 Korrikut.

Insigne ka realizuar rreth 100 gola në 12 sezone me skuadrën e Napolit, e pritet që t’i japë edhe më shumë cilësi sulmit të ekipit të Torontos.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ju falënderoj për mbështetjen dhe dashurinë dhe si unë ashtu edhe familja ime jemi të lumtur që ndodhemi këtu. Mikpritja ishte fantastike! Presidenti realisht bëri një punë fantastike. Më bindi me projektin, që është ambicioz. E di se do të jetë e vështirë, sepse është hera e parë që unë do të largohem nga Napoli, por si për mua ashtu edhe për familjen time do të jetë diçka speciale”.

31-vjeçari ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me “të kuqtë” dhe bëhet futbollisti më i paguar i kampionatit. Para ardhjes së tij, lojtari me rrogën më të lartë në MLS ishte mesfushori shqiptaro-zviceran i Çikago Fire, Xherdan Shaqiri.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share