Dhuna “pushton” finalen e Conference League, prangosen 23 tifozë

Verdikti në finalen e Conference League nuk ka lënë shije të mirë tek tifozët e Fiorentinës. Italianët kanë shkaktuar tensione dhe incidente në qendër të Pragës, duke detyruar policinë çeke për të ndërhyrë. Sipas mediave vendase 23 persona janë vënë në pranga, të cilët konsiderohen si përgjegjës për dhunën.

Duke iu referuar mediave italiane, tifozë të Fiorentinës kanë hyrë në një lokal ku ndodheshin anglezë, ku kanë ndezur një fishekzjarr brenda klubit. Policia çeke ndërhyri dhe ndaloi 12 tifozë italianë të cilët do të dalin para gjykatës për masën ndëshkimore.

Italianët shkaktuan trazira edhe para fillimit të sfidës. Diçka që u vu re edhe në fushën e lojës, me tifozët e West Ham që sulmuan me çakmak dhe gota birre mbrojtësin e “vjolëve” Biraghi, që luajti i fashuar në kokë.

Klan News  

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share