Dhuna në Sudan, SHBA largon diplomatët

70 AMERIKANË TRANSPORTOHEN NË ETIOPI

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë evakuuar diplomatët dhe familjarët e tyre nga Sudani, për shkak të luftimeve të ditëve të fundit që kanë shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të lënduar.

Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti Joe Biden.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sot, me urdhrin tim, ushtria e Shteteve të Bashkuara kreu një operacion për të nxjerrë personelin e qeverisë amerikane nga Khartoum në përgjigje të situatës në Sudan. Jam krenar për angazhimin e jashtëzakonshëm të personelit të ambasadës sonë, të cilët i kryen detyrat e tyre me guxim dhe profesionalizëm dhe mishëruan miqësinë dhe lidhjen e Amerikës me popullin e Sudanit”, tha Biden.

Ai falenderoi vendet si Xhibuti, Etiopia dhe Arabia Saudite të cilat sipas tij luajtën një rol thelbësor në “suksesin e operacionit”. Sipas mediave amerikane, për evakuimin e amerikanëve janë përdorur avionë ushtarakë dhe helikopterë.

Rreth 70 amerikanë u transportuan me avion nga ambasada në një vend të panjohur në Etiopi, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press dy zyrtarë amerikanë të njohur me misionin, që folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të misionit.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken vuri në dukje se SHBA ka pezulluar përkohësisht aktivitetet e ambasadës amerikane në Khartoum.

Edhe BE po shqyrton marrjen e masave të ngjashme si Uashingtoni për të larguar diplomatët dhe qytetarët e saj nga vendi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share