Dhjetëra të vdekur në Kenia e Indi nga aksidentet

Në flakë shpërtheu pasi u përplas me ndarësin rrugorë. E brenda autobusit të aksidentuar në Pune të Indisë vdiqën 25 persona.

“Në të ishin 33 pasagjerë. Rreth orës 1:35 të mëngjesit u përplas, shoferi mund të ketë humbur ekuilibrin, ai tha se goma plasi pasi goditi shtyllën, e ajo goditi një ndarëse. Rezervuari i naftës shpërtheu dhe më pas mori flakë”, bëri të ditur Sunil Kadasane, Kryeinspektor i Policisë në Pune të Indisë, raporton Klan Kosova.

Ndërsa 8 të mbijetuarit u dërguan në spital.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E të premten mbrëma, një aksident ngjau edhe në Kenia. Atje një kamion u përplas me disa automjete të tjera dhe shitës tregu ku mbetën të vdekur të paktën 51 persona.

32 të lënduar janë dërguar për trajtim në spital, ndërsa besohet se më shumë njerëz janë të bllokuar nën rrënoja.

Dëshmitarët pohuan se kamioni doli nga autostrada kryesore dhe goditi disa makina përpara se të godiste këmbësorët dhe tregtarët.

Policia deklaroi se operacionet e shpëtimit do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share