Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Kratovë

QENDRA SOCIALE KRATOVË: FËMIJËT NË PËRKUDESJE PSIKOLOGJIKE

Vrasja e dyfishtë që tronditi vendin ku nusja vrau bashkeshortin dhe vjehrin e saj ne sy te femijeve, ka ngjallur reagime edhe në rrjetet sociale ku thuhet se viktimat kane ushtruar dhunë ndaj saj. Sipas burimit, bashkeshorti dhe vjehri kan pasur varësi nga alkooli, ndersa nga qendra sociale Kratovë thonë se fëmijët janë në përkudesje psikologjike.

”Nga ana e qendrës për punë dhe politike sociale në Kratovë. Janë ndërmare të gjitha masat mbrojtëse për të dy femijet, momentalisht femijët janë të dërguar tek tezja e tyre. Të premten kan qenë në psikolog në Shkup, pastaj janë dërguar sērisht nga qendra sociale, tek tezja e tyre. Këto ditë mbykqiren fëmijet në shtëpinë e tezes së tyre, flasin me fëmijët dhe do te merren te gjitha masat e nevojshme diteve ne vijim” – thone nga Qendra Sociale Kratovë.

Ndryshe, vrasja makabër ka ndodhur të enjten në orën 21:00 ndërkaq, e reja gjendet në stacionin policor të Kumanovë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share