Dështoi keq Zvicra | Këto janë 4 çerekfinalet e Kupës së Botës

LUSAIL CITY, QATAR – DECEMBER 06: Goncalo Ramos during the FIFA World Cup Qatar 2022 Round of 16 match between Portugal and Switzerland at Lusail Stadium on December 6, 2022 in Lusail City, Qatar. (Photo by Pawel Andrachiewicz/PressFocus/Sipa USA)No Use Germany.

Ditën e sotme janë njohur edhe dy ekipet e fundit që kanë kaluar në fazën çerekfinale për Kupën e Botës Katar 2022.

Maroku do të gjejë përballë Portugalinë e Cristiano Ronaldo-s, i cili përballë Zvicrës ishte për pjesën më të madhe të lojës në stolin e rezervave. “Luzitanët” mposhtën me rezultatin 6–1 “helvetët” ku luajnë edhe Xhaka e Shaqiri.

Ndërkohë Maroku mposhti me penallti Spanjën duke dërguar në shtëpi djemtë e Luis Enrique-s. Tre ndeshjet e tjera çerekfinale janë Kroaci-Brazil, Holandë-Argjentinë dhe Angli-Francë, e cila mund të konsiderohet edhe si një finale e parakohshme.

Për të shikuar kalendarin e ndeshjeve çerekfinale klikoni këtu./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share