Deputetja gjermane: BE t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

Alt në një deklaratë për DW-në tha se Vuçiq me deklaratën e tij se do t’i bëj të gjitha përpjekjet për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij.

“Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiq po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”, tha ajo.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share