Dënohet me mbi 3 vite burg pronari i portalit maqedonas

Pronari i portalit “dokazM”, Marjan Stamenkovski, është dënuar me tre vjet e një muaj burg dhe 5000 euro gjobë për shantazh dhe shpërndarje materiale ksenofobike dhe raciste. Përveç kësaj, gjykata ia ka ndaluar Stamenkovskit ragjistrimin e ndonjë portali brenda 10 viteve, ndërsa nuk do t’i regjistrohen as edhe “domain”et e tij aktuale, përcjell KlanM.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykimi u zhvillua me dyer të mbyllura për të mbrojtur privatësinë e viktimave.

Mbrojtja e Stamenkovskit thotë se dënimi është shumë i lartë. Ata do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa kundër tij po zhvilohet edhe një hetim tjetër, pas raportimit të viktimave të reja të cilat i ka ngacmuar me postime në ueb faqen “DokazM”, të porositura nga palë të treta./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share