Dëmtimi i rëndë ndaj Milanit prishi planet e Marash Kumbullës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare detyrohet ta mbyll sezonin në një mënyrë më të keqe të mundshme. Një lëndim që duket e ka kapur të papërgatitur Kumbullën, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar gjendjen fizike. Përmes një statusi në “Instagram”, 23-vjeçari pranon se sezoni nuk shkoi ashtu siç do kishte ëndërruar, teksa shton se do kthehet më i fortë.
“Jam shumë i zhgënjyer dhe do të më duhet kohë që të shërohem dhe të jem në gjendje të luaj përsëri. Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj.Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe fat të mirë për shokët e mi dhe skuadrën e Romës për pjesën tjetër të sezonit. Nuk ka mbaruar ende. Forca Roma!” shkruan Kumbulla në rrjetin e tij social.
Ky dëmtim do të ndikojë edhe në planet e kombëtares shqiptare të futbollit. Trajneri Sylvinho nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin për dy duelet kualifikuese të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faraone. Për përballjet e 17 dhe 20 qershorit, braziliani duhet të gjej një zëvendësues për Kumbullën. Lajm aspak i mirë për stafin tonë kombëtar, pasi do vuajë mungesën e një lojtari stabël në prapavijë.
Klan News