Dëmtimet alarmojnë Realin

Trajneri Ancelotti me dhimbje koke, gjashtë futbollistë ndodhen në infermieri

Pas vetëm tre ndeshjeve të luajtura në La Liga, te Real Madridi situata është alarmante.

Gjashtë futbollistë janë dëmtuar, e nuk janë të gatshëm për trajnerin Karlo Ançeloti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I fundit në infermeri u bashkua braziliani Vinicius. Kujdesin nga stafi mjekësor po e marrin Courtois, Militao, Güler, Ceballos dhe Mendy.

Pavarësisht se “Galaktikët” kryesojnë kampionatin me 9 pikë të grumbulluara, janë ekipi i pare në Spanjë me numrin më të madh të lojtarëve të ekipit të parë të dëmtuar. Pas Los Blankos vijnë Atletik Madridi, Sevija dhe Bilbao me 4 futbollistë me probleme fizike.

Mungesa e Vinicius në vazhdim është një tjetër dhimbje koke për Ançelotin, me brazilianin që nuk pritet të rikthehet deri pas pushimit për sfidat ndërkombëtare të shtatorit.

Italiani ka thënë më herët në konferencë për shtyp se ekipi është i kompletuar, por dëmtimet e shumta janë sfida më e vështirë e tij që duhet ta kalojë me sukses.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share