Del nga binarët treni me rreth 50 udhëtarë në Holandë

Disa persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi një tren doli nga binarët mëngjesin e sotëm në Holandë, përcjell KlanM.

Sipas raportimeve të mediave holandeze, të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa rreth 30 janë lënduar.

Treni i pasagjerëve ka dalur nga binarët pasi kishte goditur disa pajisje ndërtimi që janë gjendur mbi binarë, në pjesën midis Hagës dhe Leidenit në provincën e Hollandës së Jugut.

Vagoni i parë ka dalur nga binarët, i dyta është përmbysur nga njëra anë, ndërsa i treti ka marrë flakë, raportojnë mediat holandeze.

Në tren, siç raportohet, ka pasur rreth 50 udhëtarë.

Për momentin nuk dihet se si kanë përfunduar pajisjet e ndërtimit në binarë pranë fshatit Vorshoten. Trafiku hekurudhor midis Leiden dhe pjesëve të Hagës është pezulluar. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share