Defektet në sistemet kompjuterike/ Andonovski: S’ka dëme në vend!

DEFEKTET NË SISTEMET KOMPJUTERIKE

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot informoi se nuk janë raportuar probleme në sistemet kompjuterike të institucioneve shtetërore, pasi mediat raportuan për prishje të sistemit që kanë ndodhur në disa vende të botës. Andonovski tha se e mira e situatës është se nuk është sulm kibernetik dhe se kanë marrë informacione se bëhet fjalë për mungesë të resurseve në platformën Majkrosoft.

Kompania ajrore hungareze “Wizz Air” i paralajmëron pasagjerët që sot të mbërrijnë në aeroport të paktën tre orë para fluturimit të tyre pasi priten ndërprerje të mundshme për shkak të një problemi të vazhdueshëm me sistemet globale të TI-së.

Siç njoftojnë nga “Wizz Air”, mund të ketë ndërprerje të rrjetit pasi shërbimet e faqes së internetit dhe aplikacionet celulare përkohësisht nuk janë të disponueshme./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share