Para ndeshjes së nesërme që zhvillohet mes Juventusit dhe Romës, trajneri i ktyre të fundit, Daniele De Rossi ka folur në konferencë për media, shkruan Klankosova.tv
“Verdhekuqtë” kërkojnë maksimumin në këtë ndeshje për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Trajneri Daniele De Rossi tha se e respekton trajnerin Allegri por nënvizoi se e do Ligëen e Kampionëve.
“E respektoj shumë Juven dhe Allegrin, ai ka bërë historinë në futbollin italian. Ai ka luajtur edhe me babin tim, ai më flet shumë për të. Ne jemi të bindur se mund t’ia dalim deri në fund, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Nuk heqim dorë nga asnjë objektiv”, u shpreh De Rossi.