Dauti: Ka munguar transparenca nga takimet e kryetarit me subjektet tjera

Këshilli Drejtues i ASH-së sipas Ilire Dautit nuk është mbledhur për një kohë të gjatë dhe nuk ka diskutuar për bisedimet që kreu i partisë i ka zhvilluar me subjektet tjera. Ajo shtoi se ka pasur mungesë transparence nga ana e kryetarit të ASH-së dhe se ai është dashur në këto takime të marrë me vete edhe përfaqësues tjerë nga kryesia.

“Ajo që ne e konsiderojmë shumë serioze dhe shkelja që është bërë në këtë rast është që Kryesia e partisë ka një qëndrim, thuajse unanim, që ASH të garojë e vetme në zgjedhje. Në ndërkohë që ky është qëndrimi i partisë, unë besoj se askush nga ne individualisht nuk e kemi të drejtën, pa mos e rrëzuar këtë qëndrim të marrim dhe të ndërtojmë një qëndrim dhe propozim tjetër”, tha mes tjerash Ilire Dauti në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share