Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar lidhur me veprimet e sotme në komunat veriore të Kosovës duke i dënuar ato.
Blinken ka thënë se hyrja e kryetarëve në ndërtesat komunale është bërë në kundërshtim me këshillën që ka dhënë ShBA dhe partnerët evropianë.
“Veprimet e tilla kanë eskaluar ashpër dhe panevojshëm situatën duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ato do të kenë pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën”, thuhet në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shkruan Klan Kosova.
“I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të rezervohet nga diskursi dhe thërrasim të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensione dhe konflikt”, shtohet më tej./Klan Kosova