Dalin pikët e Topit të Artë – Rodri pati një diferencë të ‘frikshme’ ndaj Viniciusit

Mesfushori spanjoll Rodri është shpallur fitues i Topit të Artë 2024 në një ceremoni që është mbajtur në Paris më datë 29 nëntor.

Ylli i Man Cityt ndonëse nuk cilësohej favorit për ta fituar këtë çmim prestigjioz, mori mbështetjen e shumicës së gazetarëve të cilët kishin të drejtë vote.

Ai e mposhti kështu në garë Vinicius Jr i cili përkundër faktit se gëzoi një sezon fantastik me Real Madridin, përfundoi në vendin e dytë.

Ka qenë tashmë mediumi francez L’Equipe, ata të cilët kanë bërë të ditur numrin e saktë të pikëve që kanë marrë të dy lojtarët të cilët konsideroheshin si kandidatët kryesor.

 

Sipas tyre Rodri e ka fituar këtë çmim me 1170 pikë duke lënë brazilianin në vendin e dytë me 1129 sosh, pra 41 pikë më shumë.

Kujtojmë se të drejtë vote kishin rreth 100 gazetarë të cilët kanë bërë vlerësimin e tyre përmes pikëve duke filluar nga 15,12,10,8,7,5,4,3,2 dhe 1 pikë.

Me të përfunduar kjo ceremoni, Vinicius kishte reaguar menjëherë përmes një postimi në platformën X, duke paralajmëruar se nëse është nevoja do ta shpall veten sërish kandidat për këtë çmim./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share