Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka rrëfyer për kohën kur ishte e sëmurë me kancer. Në një intervistë për ATV, ajo tha se ka qenë një periudhë shumë e rëndë për të.
Transgjinorja nga Suhareka bën me dije se kjo ka ndodhur pesë vjet më parë, por që shpreson të mos i kthehet më.
“Ka qenë shumë e rëndë. Kam menduar se nuk kam e kam shumë gjatë, kam menduar se do të vdes. Ka qenë shumë e vështirë. Mas miri është nuk duhet të mendosh. E kam ditur që do ta fitojë. I kam thënë një shoqes se kam me e prish kancerin. Kam thënë, ti duhet me jetu”, u shpreh ajo.
Biondja tutje shtoi: “Në atë kohë më kanë përkrahur të gjithë. Negativitetin mos me e lënë të ti brenda. Kam gati pesë vjet që jam shëruar, ishalla nuk vjen më”.
Edona mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Ajo fitoi zemrat e publikut me sinqeritetin, shfaqjen pa filtra e po ashtu edhe për energjinë pozitive.