Daily Mail: Ylli i Love Island UK shfaqet në versionin shqiptar në Tv Klan

Një nga islanders të Love Island UK është prezantuar në versionin shqiptar të formatit që ka nisur transmetimin në Tv Klan, shkruan tabloidi britanik, Daily Mail.

Haris Namani, 22 vjeç me origjinë nga Kosova ka qenë një nga ishullorët e parë që kanë hyrë në vilë në Afrikën e Jugut më 16 Janar 2023.

Ai ka qenë çift me Olivia Hawkins, boksieri dhe shitësi televiziv ka qëndruar në vilë për 9 ditë.

Love Island Albania ka nisur sezonin e parë me premierën më 3 Shtator nën drejtimin e Luana Vjollcës, vila luksoze në Palasë, Jug të Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke e cilësuar si një nga më të bukurat ku është zhvilluar ky format.

Ndryshe nga versionet e tjera të Love Island në botë, në Shqipëri pëveç episodeve ditore në orën 18:20 ka dhe një prime time show çdo të diel ora 21:00.

Namani në klipin prezantues ka folur shqip duke theksuar origjinën e tij.

Miqtë dhe ishullorët e Love Island UK e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij në Shqipëri për të gjetur një nuse shqiptare.

Fansat britanik të formatit janë aq kurioz sa ata shqiptar, madje kanë kërkuar që videot e Love Island Albania të jenë edhe në gjuhën angleze./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share