Irkenc Hyka habit me deklaratën: “I kam dhënë të brendshmet Don Phenom sepse…”

Një mbrëmje për të mos u humbur kjo e sotmja, në spektaklin e kësaj nate kishte të papritura nga fillimi deri në fund të mbrëmjes, të ftuarit ishin më të zjarrtë se kurrë, me batuta, këngë, deklarata, të qeshura pafund, lajme eksluzive vetëm per “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Këtë mbrëmje një nga të ftuarit ishte dhe këngëtari Irkenc Hyka, i cili ka dhuruar një spektakël të vërtetë.
Në një lojë ku duhet të zbulontë sekretet e personazheve të ndryshëm në të kundërt duhet të pinte shots të shëmtuar në shije, Irkenci nuk ka lënë gjë pa thënë për secilin personazh.

Personazhi i radhës që duhej t’I zbulonte një sekret ishte reperi Don Phenom.

Këngëtari nuk u rezervua aspak, ai tregoi që Don Phenom i ka dhënë të brëndshmet pasi I kishte të grisura; koment ky që solli të qeshura në publik; por të ftuarit e tjerë nuk e besuan si përgjigje pasi menduan se Irkenci donte të fitonte pikë në të vërtetë duke thënë këtë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share