Daçiq: Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund t’ia dalin me Kurtin, është pafuqi e tyre

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nëse SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk mund t’i t`’ia dalin me kryeministrin Albin Kurti, siç tha ai, “atëherë kjo është ose pafuqi e tyre, ose pëlqimi i tyre i heshtur”.

“Duhet të shohim, pas nëntë viteve të refuzimit të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, nëse dikush mendon për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, sepse për këtë e kemi nënshkruar atë”, tha Daçiq për RTS, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, “ Serbia nuk është palë në konflikt, Serbia po lufton për mbrojtjen e Marrëveshjes së Brukselit”.

Daçiq njëherit porositi BE-në lidhur me atë se siç tha ai “është edhe obligim i tyre që të formojnë Asociacionin”, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share