Presidentit serb Aleksandar Vuçiq i ndalohet hyrja në Kroaci

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka planifikuar të vizitojë sot privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk e lejuan atë të hyjë në vend, shkruan Jutarnji list duke cituar burime të afërta me qeverinë kroate.

Ndërsa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas ndalimit të hyrjes në Kroaci dhe vizitës private në Jasenovac dhe Pakracin, ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Vuçiq ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të monumentit të Lules së Gurit në Jasenovac, kushtuar të gjitha viktimave që u vranë në kampin e Jasenovacit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

” Ju vetëm bëjeni punën tuaj. Populli serb do të jetojë dhe nuk do të lodhet kurrë”, ka shkruar Vuçiq./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share