Cristiano Ronaldo “arratiset” në Sardenjë

Futbollisti po shijon pushimet me familjen e tij në shtetin fqinj

Ishulli i Sardenjës është destinacioni i zgjedhur i futbollistit Cristiano Ronaldo për pushimet e tij verore.

Ronaldo ka ndarë me ndjekësit një sërë fotosh ku ka zbuluar pak nga bukuritë e plazheve të mrekullueshme të Sardenjës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Së bashku me familjen, ai po shijon zonën që e njeh mjaft mirë pasi e ka frenkuentuar atë tashmë prej disa vitesh.

Duke pasur parasysh të ardhurat e tij, për shkak të angazhimit në një nga ekipet më të rëndësishme në botë, siç është klubi i futbollit Al-Nassr, ai mund të eksploronte edhe brigje të tjera por fakti që ai kthehet gjithmonë këtu tregon afeksionin për ishullin italian.

Përveç pozave të Ronaldos me katër fëmijët e tij, vëmendjen e ka rrëmbyer partnerja e tij, Georgina Rodriguez, e cila duket mahnitëse me bikinit me ngjyrë jeshile.Futbollisti dhe familja e tij kanë zgjedhur jahtin luksoz “Azimut Grande” për të shijuar pamjet piktoreske dhe jo vetëm.

Jahti i cili ka gjatësi 88 metra është blerë nga Ronaldo në vitin 2020 për 5.5 milionë Euro.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share