Tërhiqen nga gara tre kandidatët për Rektor në UT / Akuzojnë për presione politike dhe favorizim të Jusuf Zejnelit

Kandidatët Bashkim Ziberi, Myqereme Rusi dhe Dervish Alimi janë tërhequr nga gara për Rektor të UT-së për shkak të dyshimeve të bazuara se këto zgjedhje janë të kurdisura në favor të kandidatit të përfolur si i BDI-së, Jusuf Zejneli. Ata këtë e konfirmuan me largimin e tyre nga emisioni debativ “Argument” në TVM-2.

Siç thuhet në letrën e lexuar nga të tre kandidatët, kryetari i Senatit dhe Rektori aktual iu kanë bërë atyre presione dhe shantazhe, ndërsa kanë promovuar haptazi kandidatin tjetër, Jusuf Zejneli, përcjell KlanM.

Përveç kësaj, ata thonë se kanë pasur edhe presione politike, prandaj edhe tërhiqen nga gara me qëllim që të mos e legjitimojnë garën, që sipas tyre është e kurdisur.

Tre ish kandidatët kërkojnë dorëheqjen e Kryetarit të Senatit të UT-së dhe Ushtruesit të Detyrës Rektor, të cilët sipas tyre, janë zgjedhur në mënyrë joligjore./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share